Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Manchester City bën valixhet gati, Liverpool fiton dhe prek finalen

schedule18:25 - 16 Prill, 2022

schedule 18:25 - 16 Prill, 2022

Liverpool ka fituar sot ndaj Manchester Cityt me rezultatin e konsiderueshëm 2-3 në Etihad Stadium.

Praktikisht Liverpool e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë ku shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-3. Për miqtë i pari që shënoi ishte Konate në minutën e 9-të me një goditje me kokë.


Më pas ishte Sadio Mane pasi përfitoi nga një gabim trashanik i portierit të City. Për të mos u mjaftuar me kaq, Liverpool shënon të tretin me Mane përsëri.

Pjesa e dytë dukej sikur nisi mirë për vendasit pasi Grealish shënoi golin e parë për Manchester City. Por situata nuk dukej aq e mirë pasi ekipi i Guardiolës nuk po shënonte. Në minutën e 91-të Bernardo Silva ngushtoi rezultatin në 2-3.

Kështu, Liverpool kalon në finale të FA Cup ku do të presë kundërshtarin midis Chelsea-Crystal Palace./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!