Replikat me ndjekësit, Elena Kocaqi e ka ndarë mendjen të jetë Presidente: Përgjigje delirantëve kundër meje

schedule14:42 - 16 Prill, 2022

schedule 14:42 - 16 Prill, 2022

Historiania Elena Kocaqi e ka ndarë mendjen për të qenë Presidente e Shqipërisë duke lobuar dhe dhënë intervista nëpër media gjatë ditëve të fundit.

Madje Kocaqi thotë se sondazhet e nxjerrin atë në krye të listës së përzgjedhjeve të shqiptarëve për të qenë në krye të shtetit.

Kam parë sondazhe që janë bërë, se kam menduar se kam bërë shumë punë nga bota akademike. Por kur pashë që në rrjet po votohej më vinte lajmërimi dhe e ndjeva për detyrë që të bëja një status publik se unë mund t’i përfaqësoj ata. Ishte një letër falenderimi për publikun që më kanë votuar.

Vetë Elena është realizuar. I kam të gjitha dhe nuk ka nder më të lartë që të jesh staf akademik në universitet. Ndërsa posti i presidentit është në ato merita që ti mund të kontribuosh për vendin tënd. Kontributin e kam detyrim njëherë si qytetare shqiptare edhe së dyti si një qytetarë e shkolluar me taksat e shqiptarëve, tha ajo pak ditë më parë në ABC.

Ndërkohë, në një replikë me qytetarët, ajo thotë se do të jetë një kryetare shteti model mbi palët.

Më poshtë po përcjellim reagimin e saj të plotë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!