EMRI/ Të riut iu bë atentat në Shijak, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

schedule12:46 - 16 Prill, 2022

schedule 12:46 - 16 Prill, 2022

Detaje të tjera kanë dalë nga atentati ndaj të riut Orlando Paplekaj në Shijak. Mësohet se ai ishte duke shpërndarë bombola oksigjeni me makinën e tij kamionçinë, kur në krahun e majtë të tij i është afruar një makinë tip “Golf”, ku njëri prej personave që ndodhej në automjet ka filluar të qëllojë me armë.

Në këtë moment, Paplekaj është shmangur duke humbur njëkohësisht edhe kontrollin e mjetit të tij, i cili është përplasur në anë të rrugës.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu nuk ka marrë plagë nga plumbat, ndërsa në makinë shihen shenjat e disa predhave.

Për fat të mirë nuk kanë shpërthyer edhe bombolat që kishte në kamionçinë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kuptuar rrethanat e këtij atentati si edhe shkaqet që çuan në të.

Orlando Paplekaj është djali i një polici burgjesh dhe familja është më origjinë nga Tropoja.

Durrës/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!