Mehmeti: E respektojmë kundërshtarin, duhet të arrijmë objektivin minimal të klubit

schedule11:38 - 16 Prill, 2022

schedule 11:38 - 16 Prill, 2022

Partizani do të përballet me Skënderbeun në sfidën e javës së 29-të të kampionatit shqiptar, takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 16:45.

Një takim shumë i rëndësishëm për demat të cilat kërkojnë pikët për vendi e tretë në kmapionat, ku në konferencën për shtyp, u shpreh se për shkak të ndeshjeve të Kupës ndihet rënia psikologjike te futbollistët.

“Sa i takon ndeshjes me Vllazninë, për mënyrën se si interpretuam normalisht ndihet në aspektin psikologjik rënia te futbollistët. Ishte edhe një mundësi tjetër ku Skuka mund të shërbente për Kallakun. Këto janë situata që ndodhin në futboll, pavarësisht se janë ndeshje me tension dhe duhet qetësi”.

Skuka? Ai është djalë i talentuar dhe mendoj se edhe si karakter është shumë pozitiv, pasi është një djalë që e ndjen gjithçka që bën. Problemi i Skukës është se  është keq edukuar sportivisht para se të vinte te Partizani, vjen nga ligat inferiore.

Nuk është lojtar egoist, por është mënyra e tij, është mësuar ashtu. Jam munduar shumë të punoj në aspektin psikologjik, por edhe në aspekti taktik. Ka vlera, por nëse do jetë edhe taktik do të rritet shumë. Skuka ka karakter të fortë dhe shpresoj ta kalojë shpejt këtë situatë”.

“Skënderbeu? Do e respektojmë kundërshtarin na maksimum. Është e rëndësishme të jemi në garë deri në fund. Në të tilla situata ku kundërshtari pothuajse e ka humbur objektivin, luan pa presion, kështu që mund të na e vështirësojë skuadrës. Duhet vetëm të ulim kokën e të punojmë dhe të arrijmë objektivin minimal të klubit”.

“Formacioni? Kemi pasur probleme me Junior, i cili ka dëmtuar kaviljen. Do e shohim me stafin mjekësor sot. Kemi pasur edhe Rrapajn që vinte nga një dëmtim. U ngarkua dhe pati të njëjtin problem. do flasim me stafin dhe do vendosim si do luajmë”.

“Presioni është te Partizani, jo vetëm te stafi, por edhe te lojtarët. Është vetë fanella që ta imponon. Duke pasur parasysh që Partizani është klub i madh dhe gjithmonë ka pasur objektiva të mëdha, normalisht që të vjen keq kur eliminohesh. Nuk e meritonim të iknim nga kupa, edhe pse e kishim vetë në dorë. Ky është futbolli, i paparashikueshëm.”

“E ardhmja? Jam i fokusuar te arritja e objektivit të klubit. Kam një marrëdhënie të mirë me presionin dhe drejtorin. Jam munduar të bëj maksimumin. Futbolli prandaj është i bukur, se është i paparashikueshëm.

Kemi bërë themelet që të bëjmë një skuadër kompetitive dhe për kampion. Duhet të kemi kujdes, me Mehmetin apo pa Mehmetin, Partizani duhet të mos gabojë më në përzgjedhjen e lojtarëve. Te Partizani duhet të vijnë lojtarë me karakter, me mentalitet fituesi dhe që ta dinë vlerën e kësaj fanelle. Ky është mendimi im personal”, tha Mehmeti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!