Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: 200 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

schedule11:05 - 16 Prill, 2022

schedule 11:05 - 16 Prill, 2022

200 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të sulmonin vendin në fund të shkurtit, sipas një deklaratë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shtunën, sipas CNN.

Ndërsa, 360 ​​fëmijë janë plagosur gjatë luftës deri më tani. Pesë fëmijë u plagosën dhe dy prej tyre vdiqën, duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe në një sulm të forcave ruse  në Kharkiv të premten.

Gjithashtu një djalë 15-vjeçar u plagos të enjten si rezultat i shpërthimit të një municioni thërrmues në periferi të Novovorontsovka në rajonin e Kherson. Në fillim të kësaj jave, UNICEF tha se gati dy të tretat e fëmijëve ukrainas  janë të zhvendosur për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

OKB-ja verifikoi vdekjen e 142 fëmijëve dhe 229 të plagosurve që nga e diela, por tha se shifrat mund të jenë më të larta.

Situata është edhe më e vështirë në qytete si  Mariupol  dhe  Kherson , ku fëmijët dhe familjet e tyre  tani kanë qëndruar për javë të tëra pa ujë të rrjedhshëm,  shërbime sanitare, furnizim të rregullt me ​​ushqime dhe kujdes mjekësor. Ata janë strehuar në shtëpitë e tyre dhe nën tokë”.

Sipas informacioneve, fëmijët në Ukrainë janë të rrezikuar nga dhuna, shfrytëzimi dhe trafikimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!