74 doza kokainë dhe plot shiringa zbuloi policia në një lokal në qendër të Korçës. Pronari i tij, nje 33- vjeçar u shpall në kërkim, ndërsa policia ka bërë kontrolle në shumë biznese e automjete të këtij qyteti.
Edhe në Pogradec, u arrestua një shpërndarës droge, i cili mbante doza kokaine dhe kanabis në motor dhe i dërgonte porositë sa herë i kërkonin. Ai u kap në rrugën Pogradec -Tushemisht. Forcat e policisë në dy këto qytete vazhdojnë operacionin kundër shpërndarësve të drogës./abcnews.al