Bayern Munchen ka shprehur vullnetin për t’i paguar 80 milionë euro për sulmuesin e Benfikës, Darwin Nunez.
Mediumi Fichajes ka raportuar për shumën që kampioni gjerman thuhet të jetë i gatshëm ta shpenzojë.
Ky spekulim vjen pas atij që lideri i bavarezëve në sulm, Robert Lewandowski, do të largohet në fund të këtij stinori.
Përfaqësuesi i Uruguajit ka shkëlqyer në fanellën e Benfikës sivjet, duke e tërhequr vëmendjen edhe të top-klubeve të tjera evropiane si Manchester United.