EMRAT/ Këta janë pengmarrësit e “mikut” të Nehat Kullës

schedule17:49 - 15 Prill, 2022

schedule 17:49 - 15 Prill, 2022

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së premte 2 autorët e pengmarrjes së disa ditëve më parë në kryeqytet ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre.

Sipas policisë në  kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage” u arrestua në flagrancë shtetasja Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Sulltan Piraci.

Lexo edhe: Nehat Kulla tremb dhe i vdekur. Të riun e kishin rrëmbyer, por e lëshojnë sapo i përmend emrin ish-të fortit

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që shtetasja Denalda Çezma, i kishte shtetasit Ermil Sorra.

Sorra arritit që të lirohej nga pengmarrësit vetëm pasi përmendi emrin e Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që në vitet 90-të njihej si i forti i Tiranës.

/Abcnews.al/