Buka në Ukrainë, çfarë qendron pas kësaj simbolike

schedule12:33 - 15 Prill, 2022

schedule 12:33 - 15 Prill, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Më 7 mars, më pak se dy javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, një furrë buke në Makariv, afër Kievit u godit nga forcat ruse. Në fillim njerëzit shpresonin se askush nuk ndodhej atje në momentin e sulmit. Por në fakt, në momentin e sulmit, 13 persona humbën jetën.

Nëntë ditë pas sulmit në furrën e bukës, forcat ruse vranë disa civilë ndërsa po prisnin në radhë për bukë në veri në Chernihiv. Qyteti ishte nën bombardimin e forcave të shumta  dhe më vonë i rrethuar nga forcat ruse, por për sa i përket ushqimit nuk kishte asnjë dyshim që qytetarët do të  vazhdonin të dilnin për të bërë pazaret.

Në të kundërt si do të ushqeheshin?

Në qytete të tjera, buka po shpërndahej nga vullnetarë. Në të njëjtën kohë, kryetari i fshatit Hostomel u qëllua për vdekje teksa po  shpërndante bukë për banorët. Ai po shpërndante edhe ilaçe.

Ndërkohë, furrtarët e Ukrainës kanë punuar më shumë se kurrë. Në Kherson, një burrë ka punuar 20 orë në ditë, duke prodhuar me mijëra bukë  për t’i shpërndarë nëpër rrugët e qytetit të rrethuar, raporton abcnews.al

Por pse po ndodh kjo përpjekje e jashtëzakonshme? Sepse buka, shpjegoi ai, është  një simbolike e rëndësishme për ukrainasit. Vetë aroma e të korrave të ngjall një ndjenjë të madhe dashurie për Atdheun, një dashuri për tokën në të cilën mbinë farat e grurit dhe thekrës.

Rëndësia e bukës për ukrainasit, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht, ka qenë e qartë edhe përtej vendit. Refugjatëve që mbërrijnë në Poloni u jepet një pije e ngrohtë dhe një copë bukë. Në Parabiago, jashtë Milanos, Matteo Cunsolo po shet  bukë në ngjyrat e flamurit ukrainas.

Furnizmet e ushqimeve janë vendimtare në çdo konflikt, por roli i bukës në këtë luftë më moderne është i mrekullueshëm.

Kjo është pjesërisht metaforike: buka bëhet lehtësisht një sinonim për të gjitha ushqimet. Në shkretëtirë, djalli i kërkoi një Krishtit të kthente gurët në bukë për të provuar fuqinë e tij; më vonë, buka përfaqësonte vetë trupin e Krishtit, simbolin më të thjeshtë të mundshëm të ushqimit dhe shpëtimit.

Në afreskun e madh të Leonardos më tavolinën “Darka e Fundit”, janë të shpërndara në mënyrë dekorative bukë të vogla të rrumbullakëta që tregojnë gëzimin për vaktet e përbashkëta.  Domethënia e bukës në këtë luftë reflekton edhe ekonominë e vështirë. Para pushtimit, Ukraina siguronte 12% të të gjithë importeve të grurit në botë.

Më i madhi nga ata importues, Egjipti merr 80% të importeve të grurit nga Rusia dhe Ukraina. Lufta – rritja e çmimeve të miellit si dhe ato të grurit  ka rritur çmimin e bukës, ushqimi kryesor i Egjiptit, në rrugët e Kajros.

Kriza mund të  thellohet edhe më shumë, pasi buka është një element kryesor pothuajse kudo. Buka ka një domethënie të veçantë që në kohët e lashta. Fëmijët e uritur konsumonin buke me pak qumesht. Edhe restorantet mesjetare përdornin feta buke me shije të ndryshme salcash.

Nuk është çudi, pra, që mungesa e bukës ka shkaktuar trazira në të kaluarën. Dikur nuk kishte tregues më të mprehtë të ndarjeve klasore se buka: bukë e bardhë e imët për të pasurit, ose elbi për të varfërit.

Revolucioni francez filloi  pjesërisht nga mungesa e bukës, për shkak të  komentit të  padobishëm të Marie Antoinette për të ngrënë tortë në vend të kësaj. Vetë The Economist lulëzoi në vitin 1843 nga protestat kundër ligjeve proteksioniste të misrit që i lanë të varfërit të vuanin nga uria.

Por qëndirmi i Perëndimit ndaj bukës është krejtësisht i ndryshëm: jo më i thjeshtë, por tepër kompleks. Buka që konsumojnë ata janë të mbushura me arra, rozmarinë, djathë dhe domate të pjekura. Aty ku buka nuk shndërrohet në një produkt të shtrenjtë dhe të veçantë,  demonizohet si shkaktar i mbipeshës.

Por lufta në Ukrainë më ka kujtuar me forcë se buka, e thjeshtë është mbi të gjitha një gjë e nevojshme  Bukët që piqen atje nuk janë me erëza si në Perëndim. Imazhet sugjerojnë se për hir të shpejtësisë, efikasitetit dhe urgjencës, ato kanë pothuajse të gjitha të njëjtën formë.

Buka në Ukrainë ka qenë prej kohësh një simbol kombëtar. Tani ajo ka rikthyer edhe simbolikën e saj të lashtë të bujarisë dhe komunitetit, jetës dhe dashurisë.

/abcnews.al