Në një deklaratë ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se fundosja e e anijes luftarake ruse ka të ngjarë të detyrojë Moskën të ndryshojë strategjinë në Detin e Zi, sipas skynews.
Në një përditësim të postuar të premten në mediat sociale, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se anija e epokës sovjetike, e cila filloi shërbimin operacional vitin e kaluar pas një riparimi, krahas përfshirjes në operacione ushtarake ishte edhe një instrument diplomatik i Rusisë.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 15 April 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/QSfJvjINwD
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/y0p4n4J46U
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) April 15, 2022
Sipas ministrisë, Rusia ka pësuar dëme në dy asete kryesore detare që nga pushtimi i Ukrainës, i pari ishte anija zbarkuese ruse e klasit Alligator Saratov më 24 mars.
Të dyja ngjarjet ka të ngjarë ta bëjnë Rusinë të ndryshojë mënyrën se si forcat e saj detare veprojnë në Detin e Zi.
/abcnews.al