Ministri i Jashtëm ukrainas adopton një qenush: Lufta preku edhe kafshët

schedule22:16 - 14 Prill, 2022

schedule 22:16 - 14 Prill, 2022

Një lajm ndryshe vjen nga Ministri i Jashtëm i Ukrainës. Dmytro Kuleba ka adoptuar një qenush që ishte braktisur në qytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta, Mariupol.

Ai ka postuar në rrjetet sociale se këlyshi i quajtur Marik është shpëtuar bashkë me qentë e tjerë. “Nuk mund të mos i jepja atij një shans për një jetë të lumtur,” tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dmytro Kuleba (@dmytro_kuleba)

“Lufta është vuajtje jo vetëm e njerëzve, por edhe e kafshëve”, shtoi ai më tej. Kuleba u bëri thirrje njerëzve që të kujdesen për kafshët që kanë mbetur vetëm. /abcnews.al