Anija ruse “Moskva” vijon të jetë e përfshirë nga flakët. Lajmin e bën të ditur CNN, duke cituar burme nga mbrojtja amerikane.
Duke cituar burimet, CNN raporton se anija po lëviz “në drejtim të lindjes dhe do të niset për në portin e Sevastopolit”. Ndërkohë, anijet e tjera ruse që ndodheshin pranë kryqëzorit në Detin e Zi janë zhvendosur në jug. /abcnews.al/