Vedat Muriqi po mundohet të ndihmojë skuadrën e Mallorca të qëndrojë në LaLiga dhe në ndeshjen e fundit i dha fitoren kundër Atletico Madrid, me një gol me penallti.
Goli i sulmuesi nga Prizreni ishte i treti për të me fanellën e spanjollëve, por sërish shanset që të vijojë aty janë të vogla.
Ky huazim gjithsesi po shërben për mirë, pasi për Muriqin ka interesim sërish nga Turqia dhe Lazio mezi pret ofertat që ta shesë.
Fenerbahce synon të rikthejë sulmuesin në ekipi, sipas asaj që shkruajnë mediat turke. Momentalisht nuk ka detaje për ndonjë ofertë kontratë apo shifra. / abcnews.al