Rusia kërcënoi NATO-n për armë bërthamore, përgjigjet Lituania: Asgjë e re

schedule11:10 - 14 Prill, 2022

schedule 11:10 - 14 Prill, 2022

Kryeministrja e Lituanisë Ingrida Simonyte ka reaguar pas kërcënimit të ish-udhëheqësit rus, Dmitry Medvedev, i cili tha se nëse Finlanda dhe Sudeia anëtarësohen në aleancën ushtarake euro-atlantike do të përballen me pasoja të mëdha.

“Rusia kërcënon. Kjo nuk është asgjë e re. Kaliningrad është një zonë shumë e militarizuar, ka qenë prej shumë vitesh dhe është në rajonin e Balltikut”, tha kryeministrja e Lituanisë, e cila mbështet fuqishëm anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Unë besoj se prania e këtyre vendeve si anëtarë të Aleancës në fakt do të forconte shumë si Aleancën ashtu edhe këto vende dhe sigurinë tonë. Sapo të shpallet një vendim i tillë, mendoj se vendet baltike do të kenë një arsye shumë serioze për ta mirëpritur.”

Medvedev tha se nëse të dy vendet do t’i bashkoheshin NATO-s, nuk mund të “nuk mund të flitet më” për një Baltik pa armë bërthamore.

Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Lituanisë Arvydas Anusauskas ka sugjeruar se kjo është e pakuptimtë.

Në Vilnius ai i tha se armët bërthamore janë vendosur në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik që para krizës aktuale.

“Kërcënimet aktuale ruse duken mjaft të çuditshme, kur e dimë se, edhe pa situatën aktuale të luftës, ata mbajnë armën 100 km nga kufiri i Lituanisë. Armët bërthamore janë mbajtur gjithmonë në Kaliningrad. Komuniteti ndërkombëtar, vendet e rajonit, janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Ata e përdorin atë si një kërcënim”, tha ministri lituanez./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!