Deputeti Zef Hila thirri sot një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, lidhur me menaxhimin e qendrës së shërbimeve sociale ‘Besa’ në Barbullush’ të Vaut të Dejës.
Sipas Zef Hilas, janë punësuar 19 punonjës për 22 persona që duhet të marrin shërbim. Ai shkon edhe më tej duke thënë se shumica prej tyre janë roje.
Hila: Po dizinfomoni qytetarët. Vetëm me fonde që janë të deleguar nga ministria 100% në buxhetin e kësaj qendre, paguani 4 roje, 3 sanitare dhe asnjë specialist i kësaj fushe. Paguhet kuzhinier që shërbimi i gatimit behet me katering. Fondet e akoduara për qendrën sociale ‘Besa’ janë vetëm për stafin drejtues. Inspektimi që thoni ju ka qenë formal, por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Numri i punonjësve ishte 19 ndërsa numri i personave që merrnin shërbim ishte 22. Në bazë të cilit kriter ju keni zgjedhur të punësoni kaq punonjës. Një punonjës, rezulton se ndryshon sa një pozicion në tjetrin, madje dhe në profesion. Rezulton se në 2019 si rojë, pastaj si kuzhinier, pastaj e kthejnë roje, pastaj çudia më e madhe si kujdestar.
Nga ana tjetër Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë kryer inspektime vazhdimisht dhe qendra është monitoruar dhe se rezulton se është një qendër që i plotëson standardet baze dhe po punon për ti arritur. Sipas ministres, janë kryer vizita periodike.
/abcnews.al/