Reperi i njohur, Gjiko akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.
Ndonëse, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se do të përballet në gjyq me mediat që botuan lajmin, duket se e vërteta po del krejt ndryshe.
Sipas Nacionale, A.H. janë incialet e dëshmitares e cila i ka rrëfyer Prokurorisë se ka parë me sytë e vet teksa reperi ka kryer marëdhënie seksuale me një të mitur. Dëshmia e saj thotë se në banesë kanë qenë shumë persona të cilët kanë qëndruar në dhomën e ndenjës, ku pasi kanë konsumuar mariuanë dhe alkool, Gjiko e ka marrë të miturën dhe ka kryer marëdhënie seksuale në një dhomë tjetër.
“Gjatë kohës sa unë e V. qëndronim në ballkonin e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [vitikmën] duke bërë seks me Gjikon dhe po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale dhe kam vendosur të largohem dhe ajo ka mbetur aty”, thotë A.H. lidhur me rastin.
A.H. përpos që është dëshmitare, është edhe pjesë e aktakuzës, pasi që përmes saj Gjiko ishte njohur me viktimën. Edhe ndaj saj rëndon akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale dhunim”.
Gjithashtu A.H do të përballet me drejtësinë edhe për faktin se ka heshtur dhe nuk ka raportuar aktin e parë, por ajo tashmë ka folur dhe identeti i saj është i parëndësishëm./abcnews.al