Deputeti: Qëllimi i Rusisë është “asgjësimi” i popullit ukrainas

schedule11:49 - 13 Prill, 2022

schedule 11:49 - 13 Prill, 2022

“Mariupol është ende nën kontrollin e forcave ruse. Granatimet dhe bombardimet nuk ndalojnë kurrë,” tha deputeti ukrainas Dymtro Gurin për BBC, duke përshkruar situatën në qytetin juglindor të Ukrainës.

Gurin beson se më shumë se 100,000 civilë kanë mbetur të bllokuar në qytetin port të rëndësishëm strategjik, i cili ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit.

Ai tha se nuk ka dyshime se rusët kanë kryer gjenocid, sepse qëllimi i tyre ishte shumë i qartë – të asgjesojnë Ukrainën dhe popullin i saj. Gurin i krahasoi gjithashtu vrasjet masive në qytet, dhe në zona të tjera të Ukrainës, me mizoritë e nazistëve në Aushvic.

Siç kemi raportuar, ka shenja në rritje se Rusia mund të jetë në prag të pushtimit të plotë të Mariupolit .

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!