Vuani nga koliti? Disa këshilla si ta trajtoni dhe parandaloni

schedule11:02 - 13 Prill, 2022

schedule 11:02 - 13 Prill, 2022

Koliti është një çrregullim kronik inflamator i zorrës së trashë që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Shenjat e hershme të kolitit janë dhimbje barku dhe diarre, ethe, fryrje apo humbje peshe. Trajtimi i kolitit varet nga ashpërsia e sëmundjes.

Një nga shkaqet më të zakonshme të kolitit është dieta e varfër dhe kequshqyerja. Agronomi Zef Gjeta në rubrikën “Mjekësia Alternative” në emisionin e mëngjesit në Abc, ndau disa këshilla për të trajtuar dhe parandaluar kolitin në mënyrë natyrale.

Ai shpjegoi se duhen shmangur ushqimet e skuqura dhe të thata si dhe konsumi i alkoolit dhe duhanit. Duhet ndjekur një regjim i shëndetshëm ushqimor që përfshin supën dhe sallatën, të cilat duhet të konsumohen çdo ditë. Gjithashtu, ai theksoi se duhet pasur kujdes me sasinë e kripës.

“Nxitëse janë ushqimet e thata, të skuqura por dëm bën dhe ushqyerja me doza të mëdha. Kjo rëndon sistemin e tretjes dhe zorrës së trashë. Kjo shfaqet me dhimbje barku, hemorroide por mund t’i përmirësojmë me ushqimin e duhur. Duhen konsumuar ushqime pa kripë, supë dhe sallatë.

Të përdorim mish dhe perime të ziera ose të pjekura. Kosi është shumë i mirë, rekomandohet në darkë me fruta pylli po dhe të tjera. Përmirësojnë situatën e zorrës së trashë. Duhet të shtojmë vajrat bimore si i ullirit, i arrës. Vajin e ullirit mund ta përziejmë dhe me mjaltë se me ndonjë frut sepse na ndihmon në lehtësimin e tretjes.

Duhet të bëjmë zakon vajtjen në banjo dy herë në ditë sepse e dembelosin zorrën e trashë. Pra, duhet të konsumojmë ushqime të shëndetshme si sallatat, suprat, fruta dhe perime të freskëta të stinës. Të konsumojmë çajra dhe vajra që përmirësojnë procesin e tretjes dhe qarkullimit.”, tha ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!