Zelensky kërkon nga Putini shkëmbim të politikanit pro rus me të burgosurit e luftës në Moskë

schedule08:42 - 13 Prill, 2022

schedule 08:42 - 13 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zekensky kërkoi të bëjë një shkëmbim me Rusinë.

Gjatë një videomesazhi Zelensky ka propozuar shkëmbimin e politikanit të lartë ukrainas pro rus Viktor Medvedchuk me të burgosurit e luftës që mbahen nga forcat e Moskës.

Zelensky tha se është e rëndësishme që forcat ruse dhe ukrainase të sigurisë të shqyrtojnë një mundësi të tillë për shkëmbim.

Shërbimet sekrete të Ukrainës thanë më herët se kishin arrestuar Medvedchuk, i cili konsiderohet si aleati më i afërt dhe më me ndikim i Vladimir Putinit në Ukrainë. Politikani ukrainas pro-rus u fotografua me pranga në një postim të publikuar nga vetë Zelensky./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!