Maqedoni, nis fushata zgjedhore

schedule19:27 - 1 Prill, 2019

schedule 19:27 - 1 Prill, 2019

Në Maqedoni ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale, që do të jetë një sfidë mes kandidatëve favoritë Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Kandidatja e opozitës do të lobojë për nevojat e politikës së brendshme, ndërsa ai i mazhorancës për përfitimet nga politika e jashtme.

“Drejtësi për Maqedoninë, atdheu thërret” është sllogani i kandidates së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska – Davkova. Ajo thotë se fushata do të ketë dy anë – atë qytetare, dhe tjetra që do të përfaqësojë partinë që mbështeti kandidimin e saj. Siljanovska më tepër është e fokusuar në politikën e brendshme. Nga ekologjia, ndotja e deri te identiteti dhe standardi jetësor. Nga ana tjetër kandidati i shumicës Stevo Pendarovski më tepër i përkushtohet politikës së jashtme dhe perspektivës që happen nga kjo politikë.

Siljanovska sulmon Marrëveshjen e Prespës, derisa Pendarovski vlerëson se ajo i hap perspektivat evropiane Maqedonisë. Motoja e fushatës së tij është “Bashkë përpara”. Kandidati që mbështetet nga ASH-ja dhe BESA, me moton “Reka për Republikën” thotë se ofron koncept për kthimin e republikanizmit dhe republikës. Ai thotë se vendi shumë shpejt do të jetë pjesë e NATO-s, por për BE duhen reforma të thella.

Siljanovska dhe Pendarovski gjatë fushatës do të kenë katër duele televizive. I pari është caktuar më 4 Prill. Zgjedhjet do të mbahen në dy rrethe zgjedhore më 21 Prill dhe 5 Maj. Në rrethin e dytë kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, nëse në zgjedhje dalin mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues. Të drejtën e votës do të kenë rreth 1.8 milion persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!