E keni vënë re që nuk jeni më të ftuar në aq dasma si dikur? Mund të jetë për shkak se të gjithë miqtë tuaj janë të martuar ose mund të jetë sepse ka gjithnjë e më pak martesa.
Në ditët e sotme shumica e njerëzve preferojnë lidhjen apo bashkëjetesën e lirë, si rrjedhojë e të cilave ndodhin gjithnjë e më pak mistere martesore. Po pse të rinjtë nuk martohen?
Një studim i ri është përpjekur të ekzaminojë se çfarë mund të fshihet pas tendencës së shumicës së njerëzve për të shmangur martesën. A ka më pak dashuri tani? 88% e amerikanëve thonë se dashuria është një arsye shumë e rëndësishme për t’u martuar. Megjithatë, studimi i Pew Research raportoi një aspekt tjetër të rëndësishëm.
Rreth shtatë nga dhjetë të rritur thanë se ishte shumë e rëndësishme që një burrë të mund të mbështeste familjen financiarisht, të ishte një bashkëshort apo partner i mirë, ndërsa vetëm 32 për qind thanë të njëjtën gjë për një grua.
Shumica e grave shpresojnë të martohen, por mungesa aktuale e burrave me punë të qëndrueshme dhe të ardhura të mira e bën këtë gjithnjë e më të vështirë, veçanërisht në ekonominë aktuale me paga të ulëta.
Martesa është ende e bazuar në dashuri, por është gjithashtu një transaksion financiar. Shumë të rinj sot fitojnë shumë më pak para se gratë, veçanërisht pasi nivelet arsimore të të rejave janë mesatarisht më të larta se burrat.
Së fundi, është e rëndësishme të theksohet se në vendet e zhvilluara, koncepti i “bachelor” ka ndryshuar shumë. E nëse më parë konsiderohej se ka “humbur” jetën një person që nuk kishte krijuar familje, sot në shumë vende nuk ndodh kështu. Të rinjtë nuk janë më të interesuar për atë që do të thotë shoqëria apo për stereotipet e vjetra./abcnews.al