Debate në selinë blu, Noka-Bardhit: Ti je shkaktar i kësaj gjendje. Ia kthen demokrati: S’të marr leje

schedule17:26 - 12 Prill, 2022

schedule 17:26 - 12 Prill, 2022

Vijon prej disa orësh me debate të forta mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu. Së fundmi, deputeti Falmur Noka është përplasur me Gazment Bardhin.

Gazetarja Erneta Shevroja nga burime brenda mbledhjes me dyer të mbyllura mëson se Noka e ka akuzuar Bardhin si shkaktarin e gjendjes në të cilën ndodhet PD-ja.

Ndërkohë, deputeti Ervin Salianji është shprehur se mbledhja duhej të ishte zhvilluar dy javë më parë. Në një zë më shumicën e deputetëve, ai kërkoi që të ndalen zgjedhjet në degë që nuk përfshijnë një pjesë të partisë.

Po ashtu, ai ka kërkuar që Berisha të ndalojë sulmet për ambasadoren amerikane dhe zyrtarët e tjerë të SHBA-ve.

Lexo edhe: Debate të forta në PD, Gështenja dhe Bushati: Të ndalet zgjedhja e krerëve të degëve, tu japim mundësi të gjithëve të garojnë

Debati:

Noka – Gazment Bardhit: Ti je shkaktari i kësaj gjendjeje.

Gazment Bardhi: Unë jam në partinë time. S’të marr leje. Kur erdhët ditën e vendimit gjyqësor thatë vendimet e gjygjit zbatohen. Sot thoni gjykata është e Ramës.

Ervin Salianji: Është një mbledhje që duhej zhvilluar 2 javë më parë!

Çdo mbledhje pa axhende duket si mbledhje për axhenda okulte, produkti që jem kjo mbledhje nuk duhet të prodhojë më shume paqartësi, më shume mjegull dhe më shume ndasi!  Personalizimi i mbledhjes i shërben krijimit të ndasisë dhe propogandimit ne publik të ndarjes.

Duhet t’iu them disa elementë; ne kemi bërë një rrugëtim të ndryshëm për disa muaj; para 2 javëve ka pasur një vendim gjykate, njëra palë thote nuk e njoh, por ndërkohë prej dy javesh nuk e ka thërritur pjesën e grupit që mendon kështu, as kryesinë e partisë, nuk e ka mbledh as degët, çuditërisht dorëzuan dhe çelsat duke e bëre fakt vendimin!

Gjendja dhe prania e çdo deputeti këtu ka berë fakt një gjendje të re, sot gjendja faktike po tregohet nga të gjithë kolegët që folën. Po i kërkohet Komisionit të Rithemelimit të bëjë pjesë të procesit deputetët dhe nuk po i kërkohet askujt tjetër.

Problemi themelor që ka partia sot janë plagët në bazë, ne duhet t’i japim mundësi çdo demokrati të garojë në një proces të besueshem dhe ku janë gjithe palët. Bashkimi vjen duke u bërë proces i përbashkët.

Po ju kerkoj dhe diçka si kolegë,  secili prej jush është në të drejten e vet për sa kohë flet në cilësi personale dhe  jo në emër të grupit, por zoti Berisha duhet të ndalen sulmet ndaj ambasadores amerikane dhe çdo përfaqësuesi të Shteteve të Bashkuara.

Problemet ja kemi shkaktuar njëri-tjetrit, nuk mund të shpallim fajtorë ambasadorët për gabimet e dikujt.

Na ka ndarë jo mbeshtetja ndaj një personi, por mbështetja që i kemi dhënë sigles dhe puna për demokratët.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!