Amir Rrahmani është kthyer në një nga pikat kryesore të Napolit këtë sezon, ku me paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në formacionin e Spallettit në qendër të mbrojtjes së bashku me Kolido Koulibaly.
Për këtë drejtuesit kanë filluar punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku priten ndryshime të shumta në radhët e napolitanëve.
Sipas “Corriere dello Sport” raportohet se klubi italian ka bërë gati ofertën për zgjatjen e kontratës, të cilën do ia prezantojnë lojtarit.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Rrahmanit me Napolin përfundon në fund të vitit 2024. /f.a/abcnews.al