Një shëtitje rutinë me makinë e katër djemve që sapo kishin mbaruar mësimin në gjimnaz u kthye në tragjedi për familjen e një 17-vjeçari shqiptar.
Ky i fundit u dogj brenda makinës së drejtuar nga shoku grek i klasës pasi automjeti i përmbys anë rrugës duke marrë flakë tërësisht.
Lexo edhe: Tragjedi në Greqi, digjet brenda makinës 17-vjeçari shqiptar
Fatkeqësisht, shqiptar ngeci brenda makinës, ndërsa shokët e tjerë dolën prej saj. Ardhja e zjarrfikësve nuk e shpëtoi shqiptarin, i cili ndërroi jetë mes flakëve në Kefalonia të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se drejtuesi i makinës, një 18-vjeçar grek, i cili sapo e kishtë marrë patentën, pritet të dalë sot para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Grupi i të rinjve, i përbërë nga grekë dhe shqiptarë dolën për të bërë një xhiro me makinë fill pas mbarimit të mësimit në gjimnaz, por diçka shkoi keq dhe shoferi i ri humbi kontrollin e mjetit duke shkaktuar aksident. /abcnews.al