BRAZIL – Ushtria braziliane ishte në qendër të kritikave të hënën, pasi u zbulua se 35,000 pilula Viagra ishin porositur për anëtarët e saj. Kjo ka shkaktuar zemërim, me komente sarkastike nga përdoruesit e faqeve të rrjeteve sociale.
“Spitalet nuk kanë ilaçe, por (presidenti brazilian i ekstremit të djathtë Zaich) Bolsonaro dhe klika e tij po shpërdorojnë paratë publike për të blerë pilula të vogla blu, Viagra”, tha deputeti i qendrës së majtë Elias Vas, i cili kërkoi një shpjegim nga ministria .
“Ky është urdhër imoral”, u shpreh më pas ai.
Deputeti theksoi se është konsultuar me faqen e qeverisë për transparencë, e cila u mundëson qytetarëve të marrin të dhëna publike për shpenzimet e qeverisë sa herë që dëshirojnë.
Ai pohoi se porosia ishte bërë për hipertensionin pulmonar. Ministria e Mbrojtjes siguroi në një deklaratë se “furnizimi me sildenafil” kishte për qëllim “trajtimin e pacientëve me hipertension pulmonar”.
Shpjegimi i ministrisë nuk i pengoi përdoruesit e faqeve të rrjeteve sociale të përfshiheshin në komente me sarkazëm të fortë.
“Me këto pilula, ushtria do të jetë në gjendje të q*** demokracinë edhe më vështirë,” shtoi uebsajti satirik Sensacionalista. Ndërkohë që u shfaqën edhe skica humoristike ku paraqiteshin tanke me gryka… të rënë.
/abcnews.al/