“Mos bëni populizma po flisni me qytetarët,” Balluku: Kemi lajme të mira për Fierzën

schedule18:44 - 11 Prill, 2022

schedule 18:44 - 11 Prill, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, nga foltorja e Kuvendit i është kundërpërgjigjur deputetit demokrat Saimir Korreshi sa i përket deklaratave të bëra më herët gjatë tij për Paketën e Rezistencës.

Balluku u shpreh se  nuk mund të bëhet humor me 30 mijë lekëshin ndërsa shtoi se me këtë paketë, qeveria është duke mbrojtur konsumatorët. Po ashtu, Balluku duke u ndalur tek çmimi i energjisë elektrike, theksoi se çmimi nuk është rritur as për familjarët e as për biznesin e vogël.

“Ju para se të ikni nga pushteti bëtë disa privatizime. Ju e privatizuat edhe e shkëmbyet me një TVSH të ngelur nga një kompani që sot i gëzon ato asetet e merr atë energji dhe e shet ku i do qejfi. Ju keni bërë privatizime dërrmuese. Paketa e rezistencës, 30 mijë lekëshi nuk është rritje ekonomike, është kompensim i shportës për produkte bazike.

Edhe kur dilni bëni populizma, mirë është të dilni dhe të flisni për qytetarët mos bëni humor. Të bëni humor me 30 mijë lekëshin nuk është rasti, as kolegët tuaj nuk qeshën.

Sa i përket energjisë elektrike, nuk ka rritje të çmimit, në tregun ndërkombëtar është rritur çmimi, megjithatë përmes paketës së rezistencës qeveria Rama ka vendosur një mburojë për të gjitha çmimet që mund të preknin qytetarët tanë. Ne nuk e kemi lëvizur çmimet për abonentët familjarë, por dhe për biznesin e vogël. Por nuk kemi prekur çmimet as për biznesin e lidhur me tensionin e mesëm. Por ka dhe lajme të mira, përveç atyre që jepni ju, jo vdiq Fierza, jo niveli i vdekjes, kaskada në 25 prill do të ketë 280 metra nivel.” /abcnews.al/