Ka nisur në Moskë takimi mes kancelarit austrian dhe presidentit Vladimir Putin. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat austriake. Kancelari Karl Nehammer bëhet kështu lideri i parë nga Bashkimi Evropian që takohet me Vladimir Putin qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Austria, e cila nuk është anëtare e NATO-s, ka mbajtur marrëdhënie diplomatike mjaft të “përzemërta” me Rusinë për dekada dhe shpesh është përpjekur ta portretizojë veten si një ndërmjetës midis interesave ruse dhe ato evropiane.
Përpara takimit, Nehammer tha se qëllimi i bisedimeve është të nxisë dialogun midis Moskës dhe Kievit. Kujtojmë se kancelari ishte edhe në Ukrainë të shtunën. /abcnews.al/