Prej gati dy muajsh nuk kanë ndalur sulmet ruse ndaj Ukrainës. Deri më tani për shkak të bombardimeve kanë humbur jetën mijëra civilë, dhe janë shkatërruar qindra ndërtesa.
Mariupol është një ndër qytetet më të goditur nga sulmet ruse. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga ndërtesat e djegura dhe të shkatërruara nga bombardimet intensive dhe civilët që rrinin në radhë për ujë.
Qyteti është shkatërruar gjatë gjashtë javëve të fundit dhe rusët kanë mbajtur rrethimin e tyre – tërheqja që kemi parë në veri të vendit nuk është përsëritur në jug dhe në lindje./abcnews.al