Klopp e Alisson njëzëri: Ishte si një ndeshje boksi. Barazimi? Nuk është fundi i botës

schedule21:22 - 10 Prill, 2022

schedule 21:22 - 10 Prill, 2022

Manchester City dhe Liverpool nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në sfidën direkte për titullin kampiona në Premier League.

Një takim që dhuroi emocione të forta dhe një spektakël në gola dhe lojë, por në “Etihad” nuk mundi asnjëra skuadër të dilte me 3 pikë, teksa gara për titullin kampion tashmë do të vazhdojë në distancë.

Pas kësaj ndeshje trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp dhe Alisson shprehen se nuk është fundi i botës barazimi me Manchester Cityn.

“Çfarë lojë që u bë, e egër. Intensitet i lojës ishte i çmendur. Ata e nisën më mirë, kishin shanse të mira. Ishte si një ndeshje boksi. Sapo ul duart për një sekondë merr një goditje të fortë dhe lëkundesh pak. Pastaj të godet tjetri. Më pëlqyen shumë gjëra në këtë ndeshje. Mendova se ishim më pranë fitores se kurrë”.

“Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë. City provoi me topa pas shpine. Kur tentonim të merrnim frymë të vinte ndonjë sulm tjetër. Ishte një lojë e mrekullueshme dhe si rezultat i kësaj duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë me të. Mund të bënim më mirë. Isha i bindur se mund ta fitonim këtë ndeshje”.

“City ishte më i drejtpërdrejtë se ne sot. Kishin një ide më të drejtpërdrejtë dhe ne donim t’i linim të vraponin kur ishin në zotërim të topit. nxituam ndonjëherë në mbrojtje dhe City na vuri në presion. Pjesa e dytë ishte shumë intensive, edhe ata kishin nevojë për momente pushimi, por kundërsulmet e tyre nuk janë të këqija”.

“Mendoj se është një barazim krejtësisht i mirë dhe i merituar. Donim të siguroheshim që ata të shihnin djemtë e mi që janë gjithashtu të jashtëzakonshëm. Shtatë ndeshje kanë mbetur për të dyja skuadrat dhe ne nuk do të ndalemi së ndjekuri dhe kjo është e sigurt. Le të sigurohemi që të jemi gati për ndeshjen kundër Benfica”,  theksoi Klopp.

Ndërsa portieri Alisson do të shprehej: Nuk është fundi i botës. Ka gjëra pozitive dhe negative, por ne jemi ende në garën për titullin. Manchester City nuk humbet shumë pikë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Nëse ata rrëshqasin, ne duhet të jemi aty. Jemi pozitiv dhe do vazhdojmë të jemi deri në fund”.

/f.a/abcnews.al