Roma ma arritur të përmbysë Salernitanën në takimin e luajtur në “Olimpico”, pasi verdhekuqtë do të fitonin 2-1.
Salernitana do të kalonte e para në avantazh me Radovanovic 30’ i cili i asistuar nga Ribery e kishte të lehtë të ndëshkonte të besuarit e Jose Mourinhos.
Verdhekuqtë do të ishin në disavantazh të një goli deri në minutën e 81-të kur Perez mendoi që të barazonte shifrat, ndërsa vetëm 4 minuta më pas Smalling vulosi edhe përmbysjen për Romën.
Me këtë fitore skuadra e mbrojtësit Marash Kumbulla, i cili ishte titullarë në këtë takim, arrin në kuotën e 57-pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit me vetëm 16 pikë.
/f.a/abcnews.al