Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Monaco fitore të rëndësishme për europën, Zhegrova shpëton nga humbja Lillen

schedule17:30 - 10 Prill, 2022

schedule 17:30 - 10 Prill, 2022

Ligue 1 ka zhvillua ditën e sotme ndeshjet e javës së 31-të të saj, ku Monaco arriti të merrte një fitore të rëndësishme për europën, pasi mposhti në shtëpi Troyes. Sfida përfundoi me shifrat 2-1 për vendasit që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 19-të me anë të Henrique, ndërsa miqtë do të barazonin pas 20 minutash me Ugbo.

Golin e fitores për skuadrën e Monacos do ta shënonte Volland në minutën e 57-të, realizim që do të i jepte 3 pikët vendasve. Kjo fitore e pozicionon Monacon në vendin e 6-të me 50 pikë, ndërsa Troyes mbetet në vendin e 15-të me 32 pikë.

Një shqiptarë shpëtoi skuadrën e Lilles nga humbja në përballjen me Angers. Edon Zhegrova do t’i jepte një pikë skuadrës së tij, teksa e shpëtoi kështu nga humbja, pasi Angers kishin kaluar në avantazh me një autogol nga Djalo në minutën e 64.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës hyn si zvënendësues në këtë takim në minutën e 66-të dhe gjen golin e barazimit në minutën e 74-të, shpërblen kështu edhe besimin e trajnerit të Lille për aktivizimin e tij. Lille mban vendin e 7-të me 48 pikë, ndërsa Angers vendin e 14-të me 33 pikë.

Po në barazim 1-1 përfundoi edhe sfida mes Nantes dhe Brest, me skuadrat që ndajnë nga një pikë në këtë takim.

Kujtomë se më parë ka fituar edhe Bordeaux përballë Metz me shifrat 3-1. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!