Klubi i njohur italian, Catanian ka shpallur falimentimin zyrtarisht ditën e sotme . Skuadra nga Sicilia tashmë nuk do të ekzistojë më dhe lojtarët që ishin pjesë e këtij klubi, janë të lirë.
Shkak janë bërë borxhet e shumta që klubi mbarte prej vitesh, teksa detyruan Catarian që militonte në Serinë C italianë të shpallte falimentimin si rrugën e vetme të zgjidhjes.
Për sa i përket Catanias, nuk duhet harruar, se në të kaluarën, klubi nga Siçilia, që ka qenë pjesë e Serisë A për shumë vite, ishte pjesë e skandaleve të ndryshme të trukimeve, u ndëshkuan me pikë dhe gjoba. /f.a/abcnews.al