Një zyrtar ukrainas ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve Reuters se të paktën dy trupa të pajetë civilësh janë nxjerrë nga varri masiv që u gjet në afërsi të Kievit në fshatin Buzova, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.
“Ka njerëz të tjerë që nuk mund t’i gjejmë,” tha Taras Didych, kreu i vendbanimit Dmytrivka, raporton Skynews.
“Ata mund të jenë në vende të ndryshme, por kjo nuk e pakëson dhimbjen e humbjes së njerëzve të dashur”.
Vendi i varrimit u zbulua pasi trupat ruse filluan të tërhiqen nga zonat në veri të Kievit, ndërsa ushtrua e Kremnlinit po përqendrohet në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se rajonet lindore mund të jenë në prag të një “beteje të vështirë”.
Varri masiv i fundit i raportuar u identifikua pranë një pompe karburanti në fshatin Buzovë./abcnews.al/