“Shokë dhe shoqe”. Rama e nis me Gramoz Ruçin: Përballuam me sukses tre fatkeqësi radhazi

schedule13:22 - 9 Prill, 2022

schedule 13:22 - 9 Prill, 2022

Ka nisur fjalimin në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama. “Shokë dhe shoqe”, e nisi kryesocialisti fjalën, duke iu drejtuar degelatëve në sallë.

Një përshëndetje të veçantë dha për Gramoz Ruçon, i pranishëm në Pallatin e Kongreseve, disa muaj pasi u largua nga politika aktive.

“I nderuar kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz”, tha Rama.

Kreu i qeverisë e vijoi fjalën e tij duke kujtuar disa nga sfidat, që sipas tij nisën me tërmetin.

“Si të mos mjaftonte një tërmet që tronditi fort mbarë shoqërinë tonë duke vrarë plagosur dhe nxjerrë për pak sekonda në rrugë të madhe mbi 15 mijë familje dhe një pandemi që goditi me forcë mbarë botën duke tronditur themelet e ekonomisë tonë, plas tani dhe një luftë mu në Europë.

Kjo fatkeqësi e treta radhazi në tre vjet vret plagos dhe përzë nga vendi i tyre miliona njerëz por shtrembëron dhe këput hallka të zinxhirëve ekonomik të furnizimit të mbarë botës me naftë, gaz, grurë hekur e me radhë, duke goditur çmimit e produkteve bazë për ushqimin e njerëzve dhe për zhvillimin e vendeve”, tha Rama. g.v/abcnews.al