Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, do të zbulojë nëse do të përballet me akuzat për përdhunim brenda pak ditësh.
Policia do të paraqesë një raport në Prokurorinë e Kurorës “menjëherë” pas arrestimit të tij në janar.
Greenwood u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm seksual, kërcënime për vrasje dhe ushtrim dhune ndaj të dashurës së tij.
Ai u mbajt për tre ditë para se të lirohej me kusht.
Dje një burim tha: “Ai është ende me kusht, por gjërat janë në një fazë të avancuar.
“Policia dhe SHPK aktualisht po diskutojnë nëse ka apo jo një rast për të ngritur kundër tij.
“Vjen një pikë ku duhet të merret një vendim dhe gjërat kanë arritur në atë pikë.”
Një burim tjetër tha: “Policia do të dorëzojë dosjen e tyre menjëherë.”
Talenti anglez, që nga ai moment i keq i jetës së tij, është pezulluar pothuajse nga gjithçka që e rrethonte. Duke filluar që nga klubi i tij, sponsorat e deri te video lojërat./ h.ll/abcnews.al