Nuk i ndahet lojtarit me origjinë shqiptare, Eintracht dërgon skaut për të ndjekur 21-vjeçarin

schedule18:51 - 8 Prill, 2022

schedule 18:51 - 8 Prill, 2022

Lojtarët shqiptarë vitet e fundit janë bërë të dëshiruar nga skuadra më emër ne elitën e futbollit europian. I fundit që ka rënë në radarët e skuadrës së Eintracht Frankfurti është edhe lojtari me origjinë shqiptare i Servette.

Bëhet fjalë për Kastrioti Imerin, i cili është kthyer në një nga mesfushorët më të ndjekur në futbollin zvicerian.

Sipas mediave zviceriane në fitoren që Servette arriti ndaj Sion me shifrat 2-1 në mesin e 10 mijë spektatorëve në “Stade de Geneve” ishin të pranishëm edhe skaut të dërguar nga skuadra gjermane për të ndjekur nga afër mesfushorin 21-vjecarë.

Kujtojmë se kontrata e Imerit përfundon në vitin 2023 dhe për drejtorin sportiv të Servettes, Philippe Senderos, është shansi i fundit për të përfituar nga shitja e tij, pasi s’duan të rrezikojnë ta humbasin lojtarin me parametra zero vitin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al