“Evropa e gjashtë javëve më parë nuk ekziston më.” Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministri britanik Boris Johnson.
Konferencën për shtyp, dy liderët e mbajtën pas takimit të tyre në Londër.
Putini, shtoi kreu i qeverisë britanike, “ka bërë që Evropa dhe e gjithë aleanca transatlantike të bashkohet për të mbështetur Ukrainën dhe për të treguar solidaritet me njëri-tjetrin.” /abcnews.al/