Rusët sulmuan stacionin e trenit, shkon në 50 numri i viktimave

schedule16:34 - 8 Prill, 2022

schedule 16:34 - 8 Prill, 2022

Ka shkuar në 50 numri i personave që humbën jetën pasi stacioni i trenit Kramatorsk u godit nga raketa ruse, sipas guvernatorit të rajonit.

Duke shkruar në Telegram, Pavlo Kyrylenko tha dhe 38 personat që vdiqën në stacionin e trenit, 12 të tjerë që u plagosën në vendngjarje vdiqën më vonë në spital.

Ai tha se gjithsej 98 persona u dërguan në spital pas sulmit. Nga 98, 16 ishin fëmijë, 46 ishin gra dhe 36 ishin burra, shkruan BBC.

Ai shtoi se pret që më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore brenda ditëve në vijim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!