Ka një projekt shqiptar të analizës së ADN-së me synimin për të përcaktuar analizën e hershme të shqiptarëve. Gjergji Bojaxhi ka folur në studion e Provokacijas për këtë projekt që shtrihet dhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.
Sipas tij rezultatet nuk kanë të bëjnë me karakteristikat e individit por me gjenetikën, për të kuptuar më mirë të kaluarën tonë. Etnia nuk është thjesht gjenetikë, por kulturë dhe gjuhë.
“Ne kemi menduar që mund të bëhemi 1500 veta që secili bën testin dhe mëson për veten e tij, por edhe kontribuon për bashkësinë.
Synojmë një kampion prej 1000 veta. Kemi arritur 636, është kampioni më i madh i shqiptarëve”.
Bojaxhi thotë se raportet më të mira i kemi me kroatët dhye boshnjakët.
“Nuk është sllavizmi si kundërshtar, por përdorimi i këtyre koncepteve”.
Popullata shqiptare në pjesën më të madhe sipas tij është e përbërë nga meshkuj që kanë ardhur në përiudhën e bronxit dhe jo nga pellazgët.
“Në masën 75% meshkujt shqiptarë kanë ardhur në Ballkan si pjesë e dyndjeve indoevropiane në përiudhën e bronxit.
Meshkujt që kanë ardhur në periudhën e bronxit. Grupimi i dytë janë sllavët dhe grupi i tretë janë gotët dhe pastaj pjesa neolite ose pellazge dhe pastaj mbetje nga periudha romake. Testet e ADN nuk e vërtetojnë që origjinën e kemi nga pellazgët”. /abcnews.al

