Tirana mendon për sezonin e ardhshëm dhe i duhet të përforcohet, pasi ndonjë nga yjet e sulmit me gjasa do të shitet në verë.
Objektivi i parë është një sulmues që luan në të dyja krahët. Panorama-Sport shkruan se kryesuesit kanë në listën e tyre Lorenco Vilën.
Sulmuesi durrsak është një nga më të spikaturit te Teuta. Këtë sezon ka vuajtur një dëmtim, por në kampin bardheblu janë të bindur për cilësitë e tij.
Kështu në verë Tirana do bëjë gjithçka që ta transferojë në gjirin e saj Vilën, pasi Seferi me gjasa do të shitet, ndërkohë qe edhe për Xhixhën presin oferta. / abcnews.al