Tragjedi në Kolumbi, të paktën 12 viktima nga rrëshqitja e dheut në minierë

schedule08:59 - 8 Prill, 2022

schedule 08:59 - 8 Prill, 2022

Të paktën 12 viktima kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë zhdukur në një minierë në Kolumbi, si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga reshjet e rrëmbyera të shiut.

Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku zonës Ampriaki në prefekturën e Antiokisë.

Një përrua prej balte goditi papritmas një kamp punëtorësh në minierën El Porvenir në orën 18:30 të së mërkurës (me orën lokale) shpjegoi ai.

Disa punëtorë “po hanin drekë, të tjerë po përgatiteshin të shkonin për të pushuar, disa po mbaronin punën kur ndodhi tragjedia.

Sipas shërbimeve të ndihmës së parë, rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e daljes nga shtrati të një lumi në zonë. Ndërkohë mësohet se operacioni për kërkimin e personave të zhdukur është ndërprerë mbrëmjen e djeshme si pasojë e kushteve të këqija atmosferike./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!