Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gasperini: Kishim shanset tona. Zapata? Pikë referimi për ne

schedule22:10 - 7 Prill, 2022

schedule 22:10 - 7 Prill, 2022

Atalanta mori një pikë në “Red Bull Arena” mbrëmjen e sotme, teksa barazoi 1-1 me Leipzig në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Europa League.

Një takim që edhe pse kaluan të parët në avantazh bergamaskët nuk arritën dot të fitonin, duke lënë gjithçka ë hapur për takimin e kthimit që luhet në Itali pas një jave.

Pas ndeshjes trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e bërë nga skuadra e tij. Trajneri italian vlerësoi lojën, edhe pse e pranoi se mund të humbnin, sikurse edhe mund të fitonin për mënyrën se si shkoi gjithçka në fushën e blertë.

“Do ta shikoj përsëri, por e di që tani që ishte një ndeshje e mrekullueshme, edhe duke dëgjuar kolegët këtu. Kjo është Europa, këto lloj ndeshjesh mund të shikosh këtu. Jam i kënaqur me paraqitjen, me mënyrën se si e interpretuam ndeshjen. Janë disa situata për t’u shqyrtuar, por ne kishim shanset tona. Mund të kishim humbur, por edhe të fitonim”.

“Ndoshta kishim më shumë raste. Disa ndeshje bllokohen më shumë dhe më pas shpërthejnë, kur dy skuadra luajnë kaq hapur. Lejuam disa raste në pjesën e parë, kur humbëm topin. Gjithsesi patëm mundësi të shkëlqyera. Portieri ynë e priti penalltinë, më pas pësuam gol në faullin e radhës. Loja ishte shumë e mirë, duhet të jemi të lumtur”.

“Zapata? E pamë në stërvitje, është bërë një punë e madhe. Lojtari është mirë, i duhen minuta. Ai është një pikë referimi për ne, bëhet më e lehtë për shokët e skuadrës që mund të marrin situata të mira shënimi. Edhe Muriel bëri një paraqitje të shkëlqyer”, u shpreh Gasperini. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!