Është mbyllur në barazim takimi mes Feyenord dhe Slavia Prague, i vlefshëm për fazën çerekfinale të Conference League, duel i luajtur në “De Kuip” ku janë shënuar plot 6 gola, por kjo sfidë nuk nxori fitues.
Të parët do të kalonin në avantazh vendasit në minutën e 10-të me anë të Sinisterra, ndërsa pas gjysëm ore lojë ish-lojtari i Skënderbeut, Peter Olayinka do të gjente rrugën e rrjetës për të barazuar shifrat 1-1.
Skuadra mike do të arrinte të përmbyste gjithçka në minutën e 67-të me Sor që ndëshkon vendasit, të cilët vetëm 7 minuta më pas do të barazoheshin sërish shifrat me Senesi.
Në këtë sfidë do të vazhdonin përmbysjet e rezultatit, pasi në minutën e 86-të Feyenoord do të kalonte përsëri në avantazh, pasi Kokcu do të ndëshkonte miqtë, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë dhe në minutat e fundit të shtesës do të gjenin edhe golin e barazimit për 3-3, me Traore që do vuloste edhe golin e fundit të këtij takimi.
/f.a/abcnews.al