Karim Benzema padiskutim është një nga lojtarët më të mirë të momentit, me hat-trick e shënuar mbrëmjen e djeshme ndaj Chelsea në fazën çerekfinale të Champions League, bëri që francezi të kishte një nga mbrëmjet më të mirë ta tij.
Nga paraqitja e sulmuesit francez ka mbetur “gojëhapur” ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili është i bindur se Benzema e meriton Topin e Artë, madje ai është shprehur se duhet t’ia shkuajmë emrin Benzemasë që tani te Topi i Artë 2022.
“Duhet t’ia shkruajnë emrin e Benzemas në Topin e Artë të ardhshëm.
Benzema është sulmuesi më i mirë në botë dhe lojtari kryesor i Real Madridit. Ai e ka çuar Real Madridin në krye të La Ligas.
Ata janë në formë fantastike dhe Benzema është protagonisti kryesor. Kur Ronaldo ishte aty, ai mbeti në hije sepse e dinte se për çfarë ka nevojë ekipi.
Ai është 34 vjeçar dhe është sulmuesi më i mirë në botë. Ai është në tjetër nivel. Ai shënon gola, bën asiste”, tha Ferdinand për BT Sport. /f.a/abcnews.al