Kuleba thirrje NATO-s: Na ndihmoni tani ose më shumë do të vdesin gjatë ditëve të ardhshme

schedule15:47 - 7 Prill, 2022

schedule 15:47 - 7 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje NATO-s që të nxitojë në marrjen e vendimeve për të ndaluar forcat pushtuese të Putin, sipas BBC.

“Ose na ndihmoni tani, dhe e kam fjalën për ditë jo javë, ose në të kundërt do të vdesin shumë njerëz. Shumë civilë do të humbasin shtëpitë e tyre, shumë fshatra do të shkatërrohen, pikërisht sepse ju na ndihmuat shumë vonë.”

SHBA-ja dhe  Britania kanë rënë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë, por anëtarët e BE-së ende nuk kanë rënë dakord për propozimet e fundit  dhe Kuleba dëshiron që të rriten sanksionet duke përfshirë ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus.

Sipas tij, mizoritë në Bucha dhe pjesë të tjera të Ukrainës veriore të pushtuara nga forcat ruse janë “vetëm maja e ajsbergut” të krimeve të supozuara të luftës.

Situata është “shumë, shumë më keq” në Mariupol, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!