Nga bamirësia për sy e faqe tek zilia e tepruar, shenjat që tregojnë që jeni narcist

schedule15:53 - 7 Prill, 2022

schedule 15:53 - 7 Prill, 2022

Të gjithë ekspertët e marrëdhënieve bien dakord për një gjë: Narcistët duhen shmangur si murtaja. Por çfarë ndodh kur je ti që shfaq këtë të metë të karakterit?

Një partner me një çrregullim të personalitetit narcisitik, ka të ngjarë t’ju fitojë me “bomba dashurie” përpara se të kthehet në një model abuzimi fizik dhe emocional, gënjeshtra e manipulime.

Megjithatë, të gjithë mund të jenë narcisistë në një farë mase pa e kuptuar as këtë, tha për Femail, trajnerja e rikuperimit të traumave, e akredituar ndërkombëtarisht me shumë çmime, Ronia Fraser.

“Një person nuk duhet të jetë narcisist i diagnostikuar klinikisht që të shfaqë tipare narcisiste, ndonjëherë duke u shkaktuar pa dashje të tjerëve dëm”, tha ajo.

Më poshtë, Ronia zbulon tiparet për të cilat duhet të kontrolloni veten dhe çfarë të bëni nëse keni frikë se mund të shfaqni prirje narcisiste.

  • Ulni të tjerët për ta bërë veten të ndiheni më mirë
  • Jeni vazhdimisht ziliqarë ndaj të tjerëve
  • Bëni gjëra të mira dhe bamirëse vetëm për hir të marrjes së meritave dhe njohjes
  • Përdorni traumat dhe problemet me shëndetin mendor për t’i bërë të tjerët të ndjejnë keqardhje për ju
  • Keni pak vëmendje për ndjenjat, nevojat, dhe shqetësimet e të tjerëve  /abcnews.al/