Zgjidhet kryeprokurori i ri i Kosovës, reagon ambasadori amerikan

schedule14:18 - 7 Prill, 2022

schedule 14:18 - 7 Prill, 2022

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier ka reaguar pasi dje Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar për emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit.

Hovenier ka thënë se përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, megjithatë prania e zyrtarëve amerikanë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedurës.

Hovenier në reagimin e tij ka thënë se fakti që anëtarët e KPK-së kanë shpërfillur ankesat legjitmime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bi ndesh me standartet.

Ai thekson se SHBA-të s’kanë pasur ndonjë kandidat të preferuar dhe as s’kanë gjykuar kualifikimet e kandidatëve. Në fund thotë se Ambasada e SHBA-së është e shqetësuar më mënyrën se si KPK pa proceduar dhe thotë se veprime të tilla kanë dëmtuar besimin e publikut kosovarë dhe besimin e SHBA-së në KPK-në si institucion publik.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarët e Ambasadës së SHBA-së, u ftuan të marrin pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm të shtetit. Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo i procedurës. Disa herë Shtetet e Bashkuara shprehën pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ardhshëm të Shtetit, të cilat ne besojmë se i kanë edhe qytetarët e Kosovës: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Fakti që anëtarët e KPK-së i shpërfillën ankesat legjitime dhe Rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e kosovarëve. publikut dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka thënë Hovenier./Express