I mërzitur nga sjellja e lojtarëve ndaj arbitrave, e sidomos kur ata janë bashkëlojtarë, të paktën këshu u shpreh Karim Benzema.
Sulmuesi francez pohoi se është “i çmendur” të protestojë ndaj vendimeve të arbitrave pasi ato nuk mund të ndryshojnë, ndërkohë që tani është edhe VAR-i.
“Pse po protestojnë futbollistët? Më çmend kur një lojtar në ekipin tim e bën këtë. Arbitri fishkëlleu, vendosi, mbaroi. Pra, çfarë do të bëni? Nuk do të ndryshojë vendimi. Për penalltitë ekziston VAR. Kështu që nuk ka kuptim të vazhdojmë të protestojmë” , tha ai. /abcnews.al.