Zyrtarët në Mariupol kanë akuzuar rusët se janë duke përdorur krematoriumë të lëvizshëm për të djegur trupat e civilëve të vrarë në qytet.
Lajmin e bën të ditur Komuna e Mariupolit përmes kanalit Telegram.
“Vrasësit, akuzon këshilli i qytetit, po mbulojnë gjurmët e tyre.”
Krematorët e lëvizshëm rusë kanë filluar të funksionojnë në Mariupol. Pas gjenocidit në Bucha që bëri jehonë ndërkombëtare- vijon njoftimi- udhëheqja ruse ka urdhëruar asgjësimin e çdo prove krimi nga ushtria në Mariupol”. /abcnews.al/