Prindërit e burrit e refuzuan, kërcënohet nëna shqiptare

schedule18:21 - 28 Mars, 2019

schedule 18:21 - 28 Mars, 2019

Shqiptarja Kamela Imeri ka iku nga Shqipëria në Francë në Qershor të vitit 2017 bashkë me burrin e saj. Ajo ishte larguar nga Shqipëria ku, sipas saj, ka një klimë homofobike, pasi ajo ishte anëtarësuar në lëvizjen LGBTI. Kamela Imeri pretendon të ketë qenë viktimë e diskriminimit, ngacmimeve dhe madje kërcënimeve me vdekje.

Në vitin 2016, ajo ishte vetëm 18-vjeçe kur filloi studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Çdo gjë dukej se po shkonte mirë deri ditën kur ajo takoi shtetasen Xh.K. Të dy vajzat u bëjnë mikesha dhe Kamela e ftoi shtetasen me inicialet XH.K që të rrinin në të njëjtën shtëpi. Shtetësja Xh.K, ish-shoqja e dhomës së saj, është një figurë emblematike shqiptare e lëvizjes LGBT. Ajo i kishte treguar asaj për jetën e vështirë të homoseksualëve në Shqipëri.

E prekur nga rrëfimi i saj, Kamela Imeri u bashkua me Shoqatën Shqiptare LGBT për të ndihmuar dhe mbështetur çështjen e homoseksualëve në Shqipëri. Ajo merrte pjesë rregullisht në ngjarje dhe shpërndante broshura, raporton media franxeze france3-regions.francetvinfo.fr. 

“Njerëzit janë pak të mbyllur, ata nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë homoseksual dhe lezbike. Ata vetëm thonë jo, ata nuk e pranojnë ndryshimin”, tha Kamela Imeri.

Pastaj, në universitet, në rrugë, mes miqve të saj, ajo kurrë nuk ishte mirëkuptuar. “Njerëzit mendonin se isha lezbike dhe më bënin të ndihesha”, tha ajo. 

Kamela është ngacmuar dhe diskriminuar, madje edhe nga disa mësues. Por kohë më vonë ajo ishte takuar me Kreshnikun, bashkëshortin e saj të ardhshëm. Ai vjen nga një fshat ku traditat kanë mbetur shumë të forta.

“Atje, fjala e nënës është më e fortë se çdo gjë, më e fortë se ligji”, tha më tej Kamela. Babai i Kreshnikut nuk pranon marrëdhënien e djalit të tij me Kamelën.

“Ka një traditë në Shqipëri që nëse doni të bëni diçka që babai nuk dëshiron, ju nuk mund ta bëni këtë”, tha Kamela Imeri.

Dhe babai i bashkëshorti të saj kishte kërkuar që marrëdhënia mes tyre të mos vijonte pasi po çnderohej nderi i familjes.

Kur, më vonë, në vitin 2017, Kamela mbeti shtatzënë, ai i kishte kërcënuar djalin e tij: “Duhet ta heqësh atë fëmijën. Nëse dëshiron të mbetesh biri im, duhet të bësh atë që them unë”. Por Kreshnik kishte duke vazhduar të mbështesë gruan e tij. Por sipas Kamelës prindërit e kishin kërcënuar Kreshnikun deri në vdekje.

Në Qershor të vitit 2017, çifti lë Shqipërinë dhe përpiqet  të gjejnë një jetë normale diku tjetër në një vend evropian. Për rastësi ata ishin vendosur në Mulhouse, Francë, ku një kosovar një kosovar u kishte liruar një apartament me qira për 200 euro. Në Nëntor 2017, pak pas lindjes së vajzës së tyre, çifti kishte kërkuar azil. Kërkesa e tyre u ishte refuzuar më 21 Dhjetor 2018. Më pas ata ishin detyruar të largohen nga apartamenti i vënë në dispozicion nga Cada (Qendra e Pritjes për Azilkërkuesit).

Kamela, në Mulhouse  gjeti mbështetje në shoqatën që ndihmon homoseksualët dhe njerëzit trans. Por, në një situatë që është më e pasigurt, çifti mund të përfundojë në rrugë nëse askush nuk vjen në ndihmë të tyre. Ndërkohë, Kamela nuk e humb shpresën dhe ka paraqitur një dosje të dytë në qendrën e azilit./abcnews.al